Largimi i papritur i gazetares së njohur Jonida Shehu nga Top Channel ishte një nga lajmet që bëri xhiron në të gjitha portalet online. Pas një sherri që ajo kishte me drejtuesit e televizionit për shkak të një interviste që i kishte bërë Rezarta Shkurtës, ku sipas tyre kishte promovuar biznesin e saj pa paguar, Shehu mori vendimin drastik të largohesh përfundimisht nga drejtimi i emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.

Pas shumë kohësh Jonida ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, ku dhe ka treguar se në fakt largimi nuk ishte zgjedhja e saj dhe po të ishte për të ajo do ishte akoma aty duke prezantuar emisionin.

“Po, e pranojmë, se kemi gjasa mos ta pranojmë? Nuk është e thjeshtë që pas 16 vitesh televizion, aq më tepër kur ke punuar për “Top Channel”, që është një televizion aq i madh dhe ku ndikimi im ishte i madh, të bësh një zgjedhje për një kohë të shkurtër. Nuk kam vendosur për zgjedhjen që do të bëj, dua të bëj gjënë që më pëlqen, por do kohë.” -ka treguar ajo.

Më pas pyetje se nëse është penduar që është larguar Jonida ju përgjigj:
“Jo, nuk jam penduar. Do të doja të mos isha larguar, por nuk kisha zgjidhje tjetër.”

Ndërkohë pasi Jonida u pa duke prezantuar finale e madhe të Festivalit të RTSH-së, bashku me Adi Krastën, përflitet se shumë shpejt do vij në një emision të ri në Klan Plus.


