Erik Fullani tashmë është kthyer në një personazh që shpesh herë tërheq vëmendjen e mediave. Së fundmi ai ka qenë shumë i diskutuar për shkak të jetës së tij private dhe lidhjes së tij me një vajzë të quajtur Marie Clair.

Sot Eriku ka tërhequr vëmendjen me një postim që ai ka bërë, ku i bënë një dedikim të veçantë babait të tij Adrian Fullanit.

Ish guvernatori ditën e sotme feston ditëlindjen dhe urimi i djalit padiskutim ka qenë më i veçanti, ku ai është shprehur se sa shumë do që çdo ditë ta bëjë krenar të atin dhe se është shumë me fat që ka një baba si ai.

"Kam lindur me fatin më të madh në botë që jam çuni jot. Do ta kem për nder gjithë jetën të jem djali i Ardian Fullanit . Çdo ditë e shpenzoj duke u munduar të të bëj krenar bab, të bëhem si ty bab, një shok i mirë si ty, një njeri i drejtë si ty, me besim të madh në zot si ty, një burrë për familjen si ty, mirenjohës si ty, trim e sedërli si ty bab. Të ruaj mbiemrin dhe traditat e shtëpise sonë të madhe siç bënë të parët tanë. Gëzuar Ditëlindjen", shkruan Erik


