Nga Shqipëria / E Diel 22 Janar 2023, 16:04

Më në fund: Kylie Jenner zbulon portretin ëngjëllor të të birit dhe emrin e veçantë

Pothuajse një vit pas ardhjes së tij në jetë, Kylie Jenner ka zbuluar për herë të parë emrin e të birit.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto shumë të ëmbla të tij, duke e prezantuar kështu me publikun. "Aire", ka shkruar Kylie krahas fotove. Sipas "Nameberry.com", “Aire” është një emër hebraik që do të thotë “luan i Zotit”.

Me këtë rast Kylie jo vetëm që i ka zbuluar emrin, por dhe portretin ëngjëllor të voglit të saj.