Mbrëmjen e djeshme modelja e njohur Oriola Marashi ‘dogji’ Instagramin me foton e saj shumë provokuese, ku shfaqësh e veshur vetëm me të brendshme të kuqe. Pran fotos ajo kishte shkruar një përshkrim, që ishte dhe shkaktari i shumë komenteve nga ana e fansave.

“Nëse Ferrari do të ishte femër” shkruan modelja. Të shumtë kanë qenë ata që kanë filluar ti lenë komente nga më të ndryshme krah fotos. Një ndër komentet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë dhe ai i reperit Noizy, i cili njihet për dashurin e madhe që ka për makinat Ferrari.
“Njihem si i pari erdha me Oriola Marashi” ka shkruar Noizy duke përforcuar në këtë mënyrë edhe përshkrimin e Oriolës që ngjan si një Ferrari.

Kujtojmë që së shpejti Oriola do sjellë edhe këngën e saj të parë, që mbanë firmën e labelit OTR.




