Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Janar 2023, 20:08

'Më ka prekur aty ku nuk duhet', sipas Luizit, kjo banore duhet të dalë nga shtëpia

Gjatë një bisede me Armaldon dhe Kristin, Luizi është shprehur se sipas tij Nita duhet të dalë. Ai dha dy arsye kryesore.

Si fillim, Luizi tha se Nita e ka nominuar kur as nuk e njihte si person dhe së dyti, këngëtari shtoi se ajo e ka prekur te muhabeti i Kiarës.

"Dy herë më ka rënë në qafë. Një herë të fali unë, dy herë... Herën e parë më ka nominuar. Pse më nominove i thashë, ça të bëra? Ke katër ditë që ke ardhur. Tha meqë të nominuan e këta, po të nominoj dhe unë. Një, e dyta ishte dje. Dëshmitar ishte maestro. Më ka prek aty ku s’duhet, te Kiara. Prandaj ajo të bëjë valixhet gati", u shpreh Luizi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)