Stresi është një ndër konkurrentët që ka marrë më shumë vëmendje gjatë qëndrimit në "Big Brother VIP Kosova". Kjo pasi ai bën shpesh deklarata surprizuese.

Vetëm së fundmi, ai i është drejtuar kamerës së shtëpisë dhe i ka kërkuar publikut t'i gjejë psikologen më të mirë e më të specializuar të Kosovës.

“Kam nevojë që kur të dal nga këtu, të më gjeni psikologen më të specializuar, më të respektuar dhe më të mirë të Prishtinës”, është shprehur Stresi.


