Nga Shqipëria / E Hënë 15 Janar 2018, 13:01

Ija komente ‘ngacmuese’ për Vipat në Instagram, reagimi i Besit është epik

Që pas hapjes së Instagramit gjyshja e Bes Kallakut, e cilësuar si gjyshja më e famshme në Shqipëri është bërë një nga personazhet më të ndjekura në atë rrjet social, duke shënuar brenda pak ditësh një numër rekord ndjekësish plotë 78 mijë fansa.

Ajo pak e nga pak ka mësuar si të postojë foto e madje si të shkruaj përshkrime mbi to, përshkrime që kanë shkaktuar vazhdimisht shumë të qeshura tek ndjekësit e saj. Përveç kësaj Ija ja ka marr dorën edhe me komente, dhe të shumta kanë qenë komentet që ajo ka lënë në fotot e personazheve të njohur shqiptar dhe të huaj, ku herë i komplimenton dhe herë i kritikon.

Së fundmi një nga komentet që ka shkaktuar më shumë të qeshura ka qenë komenti që gjyshja e Besit ka lënë te këngëtarja e famshme Dua Lipa.

Poshtë fotos së saj Ija i shkruan “ Ngele me llap jashtë o t’keqen  nona”, menjëherë pas këtij komenti aktori i njohur Bes Kallaku e ka postuar në adresën e tij, duke i sqaruar të gjithë që tek ky koment nuk kishte fare gisht.

“Pash Zotin nuk kam gisht fare unë, o Ije je dashuri” shkruan Besi në insta story.