
Ermal Mamaqi surprizoi pak ditë më parë publikun duke prezantuar projektin më të ri “Të munguarit”, një film dramatik italo-shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production. Filmi ka nisur xhirimet dhe sot Ermali ka publikuar një foto nga seti.
Në foto shihet edhe aktori Samuel Vargu, i cili ka luajtur në serialin "H.O.T". Samueli shfaqet i ulur në karrige dhe i lidhur me litarë. Nga pamjet duket se filmi premton suspans.
Në këtë film aktore do të jetë edhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri, e cila ka eksperiencë në këtë fushë pasi ka marrë pjesë në disa projekte italiane.
Filmi do të transmetohet në kinema në tetor të këtij viti, në të gjithë Europën.