Nga Shqipëria / E Premte 20 Janar 2023, 13:01

Babai i alkoolizuar, Eni bën rrëfimin prekës: Kam përjetuar situata të tmerrshme

Gjatë një bisede me banorët, Eni ka bërë një rrëfim prekës për fëmijërinë dhe adoleshencën e tij për shkak të babait të alkoolizuar.

Ai ka treguar se ka kaluar situata të tmerrshme. Ndonëse prindërit e tij sot janë divorcuar, traumat i kanë mbetur ende.

“Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin. Kam bërë lloj lloj punësh, 15-16 vjeç. Kamarier nëpër dasma, laja pjata. Punoja me kova, me llaç. Me gurë, me dru.

Periudha më e vështire ka qenë 15 deri në 18 vjeç. Të kesh një baba të alkoolizuar është një problem shumë i madh. Kam përjetuar situata të tmerrshme. E kam falur, nuk ia ve fajin atij si individ.

Të nesërmen esëll nuk ishte i keq, ishte tjetër person, por kur pinte transformohej. Fëmijëri e keqe", ka rrëfyer ende.