Nga Shqipëria / E Hënë 15 Janar 2018, 12:12

Rritet frikshëm numri i divorceve në Shqipëri, shifra alarmante

Ashtu si në shumë vende të BE-së edhe Shqipëria vitet e fundit ka shënuar një rekord të madh divorcesh. Edhe pse vite më parë kjo temë nuk ka qenë shumë e diskutuar dhe shumë  çifte nuk preferonin të divorcoheshin për shkak të opinionit shoqëror, ditët e sotme shumë persona  e shohin si diçka normale.

Sipas Monitor, këto 25 vite të fundit numri i çifteve shqiptar që kanë zgjedhur divorcin si një alternativ është rritur ndjeshëm. Të dhënat e INSTAT, tregojnë se në vitet 1990-të kishte 9 divorce për 100 martesa, ndërsa në 2016-ën, 24.7 divorce për 100 martesa.

Sipas këtyre të dhënave duket qartë që divorcet në vendit tonë po rriten dita ditës, dhe rritjen më të madhe ato e kanë shënuar në vitet 2014-2016 ku ndarjet arritën  17.8,21 dhe 24.7 ndarje për 100 martesa.

Por pavarësisht se në vendet e rajonit Shqipëria mbanë rekordin e lartë, në krahasim me vendet e tjera të BE-se prapë vazhdon të mbesë në nivele të ulëta.