Nga Shqipëria / E Hënë 15 Janar 2018, 12:12

I dashuri i Afërditës një dhëndërr i denjë shqiptar, mëson fjalën e parë shqipe

Afërdita Dreshaj kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të propozimit të papritur të martesë nga i dashuri i saj Jacub Kindl. Ajo dhe partneri Çek prej vitesh ndodhen në një lidhje dhe kjo lidhje së shpejti do finalizohet me martesë.

Duke qenë se tani hokeisti i njohur do të bëhet dhëndër në Kosovë, Afërdita është kujdesur që ti mësojë atij disa fjalë shqipe.

Në një foto që modelja ka postuar së fundmi, bie në sy një koment i Jacubit i cili e ka komplimentuar të dashurën e vetë me një fjalë shqipe.

“What a cute ZOG” (Çfarë zogu tërheqës). Ka shkuar ai në koment duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Mesa duket kjo do jetë fjala e preferuar e Afërditës të cilën Jacub e ka fiksuar mjaft mirë.