Nga Shqipëria / E Enjte 19 Janar 2023, 15:03

Këngëtari shqiptar merr ftesën për Big Brother, por ia lë në dorë publikut: Të futem apo jo?

Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi Ago mesa duket ka marrë ftesë nga produksioni i Big Brother Vip Kosova për të qenë pjesë e shtëpisë. Por Skerdi ia ka lënë në dorë publikut duke i pyetur nëse duhet të futet apo jo.

Këngëtari ka postuar një foto nga ambientet e Big Brother e më pas pyet fansat: Big Brother të futem apo jo? Dua një mendim nga ju si dashamirës të muzikës sime.

Deri tani Skerdi nuk e ka bërë të ditur vendimin.