Balina Bodinaku ka komentuar së fundmi "Big Brother VIP 2" por duke u ndalur kryesisht te Luizi, i cili sipas saj e ka lojën në gjak, është i duruar, i qetë dhe nuk merr asgjë personale.

Ajo e ka konsideruar Luizin jo vetëm si lojtarin më të fortë të këtij "Big Brother-i", por ndoshta më i forti ndonjëherë në këtë format.

“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta më i forti që ka hyrë ndonjëherë në “Big Brother”, për arsyen e thjeshtë sepse mua më duket se atij loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, ka shumë durim, nuk merr asgjë personale, asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa qëllimi për të cilin ai ka hyrë aty brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket dhe gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, Luizi që njohim jashtë”, ka thënë Balina në një video të publikuar në rrjete sociale.


