Këngëtari shqiptar Labinot Gashi prej kohësh po korr sukses me koncertet e ndryshme në SHBA, ku atje njihet me ermin e artit G4SHI. Së fundmi ai ka publikuar edhe këngën e tij të radhës që mbanë firmën e kompanisë së njohur muzikore Roc Nation, kompania e Jay Z.

Kënga e titulluar ‘Used to be’ është pritur shumë mirë nga fansat dhe të shumtë kanë qenë ata që i kanë kërkuar dhe këngë të tjera, si dhe kanë propozuar që këngëtari të kandidojë për president.

Gashi, ka emigruar jashtë vendit bashkë me familjen kur ishte i vogël. Në 1999-ën u vendosën në New York dhe tani, jeton në Brooklyn. Bashkëpunimi i tij i parë dhe i vetëm me një artiste shqiptare ishte “Karma” me Adelina Ismailin.
Siç është shprehur dhe ai të qenurit pjesë e 'Roc Nation' ka qenë një ëndërr fëmijërie për të, që është bërë realitet fal Jay Z.
Burimi:Intv.al

