Fero është vënë në pranga nga policia pasi ka gjuajtur me armë në një lagje në Gjilan. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra ka njoftuar se reperit i është caktuar masa e dënimit “30 ditë paraburgim” për akuzën "Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm".
“Iu konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha ai.
