Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Janar 2018, 18:06

Kunata e Aurela Gaçes dedikim emocionues vëllait të Skerdit: Zemrat tona rrahin si një

Greta Mahmutaj prej kohësh është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar. Ajo që nga koha kur bëri publike lidhjen me kunatin e Aurela Gaçes dhe daljet e shpeshta në spektakle, ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave.

Prej kohësh ajo dhe Joanis vëllai i vogël i Skerdit ndodhen në një marrëdhënie dhe së bashku ata kanë bërë dhe disa këngë, duke pasur parasysh se ai është edhe DJ dhe njihet me ermin e artit ‘John Van Ride’.

 

#Kapelati #Christmastime ❤ @johnvanride

A post shared by Gerta Mahmutaj (@gertamahmutaj_) on

Ditën e sotme ai  ka festuar ditëlindjen e tij dhe nuk mund të mungonte edhe urimi i të dashurës së tij. Greta ka emocionuar me fjalë që ka shkruar për të. Ajo ka shpërndarë një foto ku shfaqet së bashku me atë dhe përkrah saj ka shkruar:

"Bashke jemi çdo dite, bashke jemi veçanërisht ne dite te rendesishme si keto, dite ku ditelindja jote tashme eshte dite e shenjuar edhe per mua. Uroj qe duart tona te jene te kryqezuara cdo here dhe zemrat tona te rrahin si nje. Qe prej fillimit ke qene mbeshtetja ime me e madhe ne hapat e mije te vegjel e te medhenj. Gezuar ditelindjen dashuria ime", shkruan Gerta.