Nga Shqipëria / E Martë 17 Janar 2023, 17:05

Luiz Ejlli: Lekët e 'Etheve' s'i mora kurrë, i mori Krasta dhe produksioni dhe blenë makina

Në vitin 2004, Luiz Ejlli u shpall fitues në Ethet E Së Premtes 2. Por teksa bisedonte me banorët për jetën e tij, Luizi ka rrëfyer se nuk ka marrë asnjë lekë pas fitores. 

Ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro, një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj kurs në Cambrige.

"Unë s'mora asnjërën. S'ja vlen ta diskutoj, blenë makina e fuoristrada Krasta me shokë", tha Luizi.