Nga Shqipëria / E Martë 17 Janar 2023, 01:01

Shakira hakmerret ndaj ish-vjehrrës, i vendos shtrigë përballë shtëpisë

Shakira ka vendosur në ballkonin e shtëpisë së saj një kukull shtrigë të frikshme, e cila është me pamje nga shtëpia e ish-vjehrrës së saj. Banorët në zonë kanë raportuar se e kanë dëgjuar Shakirën duke dëgjuar këngën e saj të re me volum të lartë në shtëpinë e saj.

Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, publikoi një këngë diss që i drejtohet ish-bashkëshortit Gerard Pique dhe partneres së tij të re. Kënga përfshin gjithashtu disa fjalë për ish-vjehrrën e saj.

Në këngë ajo këndon vargun: “Vjehrrën ma latë komshi, me shtypin në derë dhe borxhe në thesar…”.

Është raportuar se marrëdhënia midis Shakirës dhe Montserrat Bernabéu (nënës së Pique) është acaruar pasi ajo mirëpriti romancën e re të djalit të saj.