Një person i maskuar ka grabitur ditën e djeshme një banesë në qytetin e Fierit, në të cilën gjeti shumën e madhe prej 10 mijë euro .

Bëhet fjalë për familjen e 56-vjeçarit me iniciale K.M, që jetonte në lagjen ‘Kryengritja’ në qytetin e Fierit, të cilit i është grabitur shuma e madhe nga një person i maskuar.

Së bashku me 10 mijë euro ata kanë grabitur edhe 5 milion e 500 mijë të vjetra. Ndërkohë policia nuk ka asnjë të dhënë për sa i përket autorit, por po punon për zbardhjen dhe kapjen e tij.

Gjithashtu e dyshimtë është madje edhe arsyeja se përse 56-vjeçari mbante një shumë kaq të madhe në banesën e tij.
