Nga Shqipëria / E Hënë 16 Janar 2023, 00:12

As buzë, as hundë, as trup, Adelina ka bërë operacion ato që ia pëlqejmë më shumë

Adelina Tahiri ishte një nga të ftuarat e puntatës së të dielës në “Zemër Luana”, ku zbuloi se ka kryer dy operacione, por jo për bukuri.

E vendosur në një sfidë përballë këngëtarit Sabian, lidhur me syzet optike duke moderuar parashikimin e motit, Adelina zbuloi se ka një problem. Teksa të gjithë po i komentonin sytë, ajo zbuloi se nga shumë komplimente që ka marrë për ngjyrën e syve duket se e kanë marrë mësysh, pasi është detyruar të kryejë dy operacione pasi ka probleme me shikimin.

“Kam bërë dy herë sytë operacion, nuk shoh”, tha Adelina në skenën e “Zemër Luana”.