Pas fitores të saj në “Dance Albania”, në rrjet u aludua se Adelina Tahiri ka blerë fitoren e saj dhe nuk e ka patur të merituar. Adelina ka qenë e ftuar mbrëmjen e të dielës në “Zemër Luana” dhe është pyetur si qëndron e vërteta.

“Të gjithë ata që më njohin dhe kanë ndjekur spektaklin, unë e kam merituar. Atë ditë kam përjetuar stres, por e kam merituar”, ka treguar Adelina duke nënkuptuar se e ka marrë me meritë dhe nuk është aspak e vërtetë ajo ç’ka aludohet në rrjet.
