Nga Shqipëria / E Diel 15 Janar 2023, 20:08

Zhaklina përballet live me Gerta Gixharin, e motra hakmerret për Oltën

Zhaklina Gjolla dhe Olta Gixhari nuk kishin një marrëdhënie aspak të mirë me njëra-tjetrën brenda shtëpisë së "Big Brother VIP". Mirëpo me motrën e Oltës, Gerta Gixharin, Zhaklina ka miqësi e marrëdhënie shumë të mirë.

Të dyja ishin vendosur sot përballë njëra-tjetrës në rubrikën "Dielli apo hëna", në "E diell", ku u bën pjesë e një loje me pyetje. 

Kur Zhaklina u pyet se cili person duhet të largohet nga Big Brother, ajo tha menjëherë emrin e Oltës.

Në këtë moment Gerta "u hakmorr" duke i hedhur Zhaklinës një pluhur që mbante në duar si pjesë e lojës.

Vajzat e morën situatën me të qeshur dhe më tej Gerta tregoi se me Zhaklinën kanë folur pas daljes së saj nga Big Brother dhe ruajnë raport miqësor.