Nga Shqipëria / E Diel 15 Janar 2023, 15:03

Kiara Tito e lidhur jashtë? Miku i saj i ngushtë nxjerr të vërtetën

Në media është përfolur se Kiara Tito është e lidhur jashtë “Big Brother VIP” me Roni Kokën , por ky lajm është përgënjeshtruar së fundmi nga miku i saj i ngushtë Niko Komani.

Ai ka deklaruar në “Fan Club” se Kiara ka hyrë në atë format single.

“Unë si fillim nuk e di ku i dinë portalet gjithë këto gjëra, sepse unë nga 12 muajt e vitit jam 8 muaj me Kiarën dhe nuk e di kur Kiara paska kaq shumë kohë të krijojë lidhje dhe ne shoqëria e saj të mos e dimë, ose të mos e zbulojmë. Kiara ka hyrë single në atë shtëpi”, është shprehur Niko.