Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Janar 2018, 15:03

Djali i Lorik Canës patriot si babai, kjo foto vërteton që ai po ecën në hapat e tij

Ish kapiteni i skuadrës kombëtare shqiptare Lorik Cana, ka vite që është martuar me partneren e tij italiane nga martesa me të ka edhe një djalë, Boikenin.

Ai gjithmonë e ka treguar dashurin e madhe që ka për Shqipërinë dhe në të gjitha vendet që ai ka luajtur përherë e ka treguar me krenari origjinën e tij.

Mesa duket në hapat e tij është duke ecur edhe djali i vogël, i cili pavarësisht se po rritet jashtë vendit tonë Loriku po e mëson që të jetë gjithmonë krenar për origjinën e tij Shqiptare.

Ish-kapiteni ka udhëtuar drejt Krujës në Muzeun Historik dhe Etnografik, së bashku me djalin për t’i mësuar atij diçka nga historia e vendit tonë.

Në foto shfaqet ish kapiteni dhe djali i tij me një flamur kuqezi, duke treguar krenarin e madhe për vendin.