Stresi vendosi mbrëmjen e djeshme të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”. Stresi bëri të qartë se nuk duronte dot më të qëndronte i mbyllur dhe tha se nuk kishte asgjë me asnjë nga banorët e veçanërisht me Xhulin me të cilën ka pasur debate.

"Kam probleme me veten. S’rri dot më. S’jam më për këtu unë. S’duroj dot më. S’më intereson më asgjë. Do dal, ja kam marr fytyrën vetes këtu”, u shpreh ai. Reperi bëri gati valixhet dhe filloi të shkelmonte derën.

Mirëpo më vonë Stresi është qetësuar dhe ka ndërruar mendje. Ai tha se në ato momente ishte rëndë psikologjikisht. "Plasa, më plasën organet brenda, m'u shtrëngua zemra, më dridheshin këmbët. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me shqelm. Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar", tha reperi.
View this post on Instagram
