Nga Shqipëria / E Diel 15 Janar 2023, 10:10

Reagon Butrint Imeri, këngëtari mbështet publikisht Kiara Titon në BBV: Mbretëreshë

Butrint Imeri i ka habitur të gjithë me veprimin e tij. Siç nuk kishte ndodhur më parë, ai ka mbështetur publikisht ish-partneren, Kiara Titon.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP” prime mbrëmjen e djeshme këngëtari ka shpërndarë një foto të Kiarës dhe i ka vendosur një kurorë mbi kokë, duke e cilësuar kështu si mbretëreshë.

Gjatë spektaklit Kiara u duartrokit dhe nga publiku pasi ishte e vetmja që nuk u kthye kundër Luizit. Moderatorja tha se shpreson për një version më të mirë të tij.

Kujtojmë se Kiara ka folur në Big Brother për lidhjen me Butrintin. “Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë ajo.