Nga Shqipëria / E Diel 15 Janar 2023, 01:01

Kiara: Luizi ka një version më të mirë se kaq, duhet kohë

Pas debatit të ashpër me Tean, banorët iu vërsulën Luizit duke thënë se ai duhet të largohet nga "Big Brother VIP". Arbana i kërkoi një mendim dhe Kiarës, e cila tha se se luizi ka një version më të mirë se kaq.

Dea: Ai është shumë mashtrues, shumë ofendues!

Olta:  Kam pyetje për Zhakun, pse ke besim ende te ky njeri?

Zhaklina: Unë jam natyrë pozitive, unë kam takuar edhe Luiza të tjerë dhe nuk mendoj se është i vështirë  për të menaxhuar Luizin.

Olta: Ne nuk jemi këtu të menaxhojmë atë!

Zhaku;Unë nuk thashë atë, po ju jeni në një lojë!

Olta: Luizi është agresiv , nuk të lë!

Kiara: Ju jap fjalën nëse ka dikë që mund ta menaxhoj atë , jam unë. Por deri tani se kam bërë, tani unë besoj që ai ka një version më të mirë se kaq! Unë ja kam thënë atij! Që nga dita e parë me atë ka qenë që mos i ofendo vajzat dhe këtu nuk po i dal në mbrojtje! Unë shpresoj për një Luiz më të mirë në vazhdimësi!