Nga Shqipëria / E Diel 15 Janar 2023, 00:12

Mikela largohet nga Big Brother VIP

Mikela është banorja që u largua mbrëmjen e sotme nga Big Brother VIP 2. Mikela ishte në nominim me Luizin, Kiarën dhe Dean.

Me të mbërritur në studio ajo hapi biletën, e cila ishte vetëm vajtje dhe kështu nuk ka mundësinë për tu rikthyer.

E pyetur nga Arbana se cila mendon që është arsyeja pse ishte më pak e votuara, Mikela u përgjigj: "Për shkak të ngjarjeve, më ka penalizuar fakti që isha më e stepur, ngjarja Luiz-Kiara ishte gjëja më e madhe që ndodhi në këtë Big Brother, Dea ishte afruar me Amosin dhe unë isha më pak e përfshirë në debate".