Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Janar 2023, 23:11

Publiku shpëton Luizin, plas debati me Oltën: Je bërë si klloun

Të gjithë banorët dhanë emrin e Luizit si personi që duhet të lërë shtëpinë , por Arbana tha se ai është i pari që i shpëtoi eleminimit të sotëm.

Qëndrimi i tij në shtëpi shënoi dhe debatin e parë mes tij dhe Oltës.

Olta : Je bërë si klloun, të mban publiku që ti argëtosh !

Luizi: Sa hap gojën ti ndërrojnë stacion, ti ruhu tani!

Olta: Ti s’ke kapacitet te më dalësh përballë! E di mirë më kë po flet!