Reperi i njohur Stresi prej kohësh ka pranuar se është në një lidhje me një vajzë të panjohur për publikun shqiptar dhe se lidhja me të është tepër serioze. Ai ka treguar se vajza në fjalë quhet Kejsi dhe se studion në Kanada. Lidhja mes saj dhe reperit ka nisur në një mënyrë shumë të veçantë, pasi mamaja e saj i ka kërkuar atij që ta ruaj nga djemtë e tjerë por në këtë mënyrë Stresi ka rënë vetë në dashuri me të.

“Nisi tre vite më parë, kur, si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi që të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë.” ka rrëfyer reperi në intervistën e tij.

Sipas Panorama mesa duket Stresi ka vendosur që lidhjen e tij me Kejsin ta bëjë më serioze dhe ai ti jap fund beqarisë shumë shpejt.
Ai ka treguar se çifti ka planifikuar që shumë shpejt të bëjë një ceremoni martesore në një ishull shumë të veçantë.

“Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, pasi është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini. Do të jetë dasmë super moderne dhe në planin tonë”

Sipas tij në këtë dasmë nuk do marri pjesë asnjë personazh tjetër publik përveç Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit.

“Të vetmit që do të marrin ftesë nga unë për dasmën time janë çifti Getoari Selimi dhe Marina Vjollca. Kam rezervuar që tani ftesë për ta, pasi unë isha i vetmi reper nga Shqipëria në dasmën e tyre, ku më kishin nderuar më tavolinën më të mirë, pranë tyre. Kështu që vetëm ata e meritojnë respektin tim”, tha ai.

