Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Janar 2023, 18:06

Kiara i kthehet Luizit: Kur nuk je bërë këto 37 vite, nuk bëhesh më

Kiara vazhdon ta injorojë Luizin, ndonëse ky i fundit i ka shprehur hapur pëlqimin dhe gjithmonë i ka qëndruar pranë. Së fundmi moderatorja e ka cilësuar këngëtarin si të papjekur.

Ajo i ka thënë se është turp që një vajzë më e vogël se ai, ta mësojë atë sesi të sillet.

"S'kam ndërmend të marr dikë ta mësoj, Kur nuk je bërë 37 vite, nuk do bëhesh më vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli", i është drejtuar Kiara.