Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Janar 2023, 15:03

Rozana Radi flet për partnerin: Ja kontrolloj telefonin, burrat i fshijnë mesazhet para se të vijnë në shtëpi

Rozana Radi dhe partneri i saj kanë një lidhje prej 10 vitesh dhe vazhdojnë shumë të lumtur bashkëjetesën e tyre. Së fundmi Rozana e ftuar në "Glamour zone" zbuloi çmenduritë që bën për partnerin e saj.

"Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t'ja kontrolloj telefonin. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë e di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithësesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh)", tha Rozana.