Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Janar 2018, 14:02

Klaudia publikon videon e re por komentuesit shpërthejnë në ofendime kundër saj

Klaudia Pepa siç kishte paralajmëruar ka publikuar videon e dytë nga projekti i saj i titulluar ‘Klaudia’. Ky videoklip mbanë emrin ‘L’ dhe mesa duket nuk është pritur dhe shumë mirë nga ana e fansave të saj të cilët kanë shpërthyer në të shara.

Në video shfaqet balerina e veshur me të brendshme dhe duke kërcyer në një mënyrë shumë sensuale. Ajo kishte zgjedhur të kërcente mbi një biçikletë me disa lëvizje shumë provokuese që nuk janë pritur mirë nga publiku.

Kjo video është quajtur si një video shumë skandaloze nga ana e fansave, të cilët nuk kanë nguruar ta ofendonin rëndë në komente.

Kjo gjë e ka shqetësuar edhe Klaudian, e cila zgjodhi të hiqte të gjitha komentet dhe të mos u jepte më akses ndjekësve për të komentuar.

 

Go to watch on YouTube Klaudia Pepa L ð??? #klaudiapepavevo #L

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on