Autorja e "Përputhen", Olsa Muhameti ka reaguar për herë të parë pas incidentit që ndodhi në emision pak javë më parë, kur Lea goditi me shuplakë Irisin. E ftuar sot në "Wake up", Olsa u shpreh se vendosi ta transmetojë atë pjesë pasi fshihte një mesazh.

"Në kohën kur ndodhi shuplaka, e mendova dhe thashë do ta transmetoj, pse duhet ta censuroj kur e gjithë kjo histori ndodh dhe në jetën e përditshme. Ishte një shuplakë dhe shuplaka në jetë ka një mesazh. Aty nuk ishin dy vajza që kapeshin për flokësh. Mesazhi është që të kemi kujdes sesi sillemi në raport me të tjerët sepse ajo shuplakë mund të të vijë dhe në jetën e përditshme dhe mund të ketë pasoja shumë të mëdha, qoftë për atë që e jep, qoftë për atë që e merr. Ky është një mesazh i fshehur", tha Olsa.

