Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Janar 2018, 13:01

Aktorja e njohur shqiptare rrëfen historinë e dhimbshme: Më përdhunuan kur isha 12 vjeç

Aktorja e njohur me origjinë shqiptare Eliza Dushku, ka tronditur publikun ditën e sotme me deklaratën e saj se është përdhunuar nga një emër i njohur në moshën 12 vjeç.

Ajo duke dashur të përkrah të gjithë personat që janë abuzuar seksualisht, ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, duke shprehur se edhe ajo ka qenë viktimë e saj.

Eliza ka rrëfyer se gjatë xhirimeve të filmit  ‘True Lies’ është abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, njërin nga koordinatorët  e Hollywood.

Ajo ka treguar se në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç ndërsa ai ishte 36 dhe personi në fjalë i kishte kërkuar të shkonte në një dhomë hoteli me pretekstin se do i mësonte  not në pishina.

Eliza thotë se që nga ajo kohë ka luftuar me veten e saj duke u munduar ta gjej mënyrën dhe kohën për ta bërë publike këtë por, nuk kishte mundur deri tani. Edhe pse për këtë ngjarje të tmerrshme ajo u kishte treguar prindërve të saj, vëllait dhe dy miqve me të vjetër, asnjëri prej tyre nuk e kishte ndihmuar.