Nga Shqipëria / E Premte 13 Janar 2023, 15:03

'Janë pa strategji', Olsa Muhameti flet për Efin dhe Mikelën në BBV dhe zbulon ç'i tha para se të hynin

E ftuar sot në "Wake up", autorja e "Përputhen" Olsa Muhameti u shpreh e kënaqur me lojën e Efit dhe Mikelës në "Big Brother VIP". Olsa u shpreh se Efi e Mikela janë pa strategji dhe janë vetvetja.

Rezerva Olsa kishte për Tean, për të cilën u shpreh se ka strategji në lojë.

"Mikela po del ajo që është. Kur më tha do hyj në Big Brother, i thashë të lutem vetëpërmbahu, përpiqu të japësh një aspekt më të mirë të vetes tënde, të bërtasësh më pak dhe të logjikosh më shumë. Siç duket ka shkuar tek ajo që është. Unë i shoh dhe Mikelën dhe Efin pa strategji. Efi është shembull, një vajzë dinjitoze, që reflekton kulturë, ka gabuar, por ka mësuar nga gabimet", u shpreh Olsa.

Për Tean, autorja u shpreh: "Tea është vajzë inteligjente, por shoh që është në një strategji të cilën ende nuk e ka vënë në zbatim. Po përpiqet të jetë aktive, por nuk po jep nga vetja. Tea studion pastaj hidhet në aksion. Kjo është zgjuarësi, por edhe të penalizon sepse në një reality shoë nuk kanë kohë të të presin ty sa të krijosh të gjithë njohjen".