Nga Shqipëria / E Premte 13 Janar 2023, 13:01

Kiara u shtri në tokë nga dhimbja, por veprimi i Oltës i çuditi të gjithë

Kiara pësoi një incident ditën e djeshme duke u shtrirë përtokë e duke shpërthyer në lot. U tha se banorja ishte rrëzuar, por në fakt Kiara kishte pësuar tërheqje muskulare. 

Në momentin e incidentit, shumica e banorëve u mblodhën pranë moderatores për ta ndihmuar, ndërsa një pjesë tjetër nuk u ngritën as nga vendi. "Shih shih ca po ndodh, e kapi mesi Kiarën", tha Olta e cila nuk u çua nga karrigia e saj.

Kjo sjellje është vënë re dhe nga Kiara e cila gjatë një bisede me Mikelën u shpreh se i bëri shumë përshtypje që një pjesë e mirë e banorëve as nuk u shqetësuan dhe as nuk u afruan të pyesnin të paktën nga kurioziteti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)