Lajmi se mes Era Istrefit dhe Faton Shoshit kishte përfunduar gjithçka si na ana profesionale dhe nga ajo personale bëri bujë në të gjitha mediat online. Si fillim dyshja nuk e pranuan ndarjen por më pas menaxheri i njohur e pranoi publikisht në emisionin ‘Thumb’ duke thënë se mes tyre kishte përfunduar gjithçka.

Por mesa duket Fatoni nuk ka humbur kohë dhe menjëherë pas largimit të Erës ka marrë nën menaxhim një artistë tjetër.

Sipas Blitz.al emir më i ri i në labelin ‘Nesër Music’ është këngëtari i njohur Butrint Imeri, i cili me hitet e tij është bërë shumë i njohur për publikun shqiptar.

Ata janë parë së bashku në një tavolinë dhe ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë një koment që Shoshi i shkruan mikut të tyre.

“Butrint Imeri të bën të fala! Harem ia kam bërë në Brezovicë!” ka komentuar ai duke ngritur dyshimet se pas Erës në labelin e njohur do të vij Imeri.



