Nga Shqipëria / E Premte 13 Janar 2023, 09:09

Habit Dea Mishel: Mund të jem penalizuar sepse u duk sikur po mbroja Luizin

Dea Mishel vazhdon të kryqëzohet në rrjet pas deklaratës së bërë për Luizin në momentin që po diskutohej për sëmundjen e tij. "Nëse është vërtetë sëmurë duhet ta dimë sepse unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që mund të jetë duke vdekur dita ditës", tha ajo.

Mirëpo Dea mendon të kundërtën. Ajo nuk e di që kjo deklaratë është pritur shumë keq jashtë, por së fundmi është shprehur se me siguri është dukur sikur e ka mbrojtur Luizin dhe pikërisht për këtë është nominuar.

“Mendoj që mund të jem penalizuar realisht sepse u duk sikur po mbroja Luizin në atë që po ndodhte. Ndërkohë që unë po rrija po qetësoja Kiarën, s’po thoja vërtet atë që po mendoja që Luizi po gënjen. Se kisha mendjen aty fare”, ka thënë Dea.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)