Nga Shqipëria / E Enjte 12 Janar 2023, 12:12

Luizi heq dorë nga Kiara: Do e shoh thjesht si konkurrente aty, nuk do i flas më

Pas gjithë situatave të ndodhura, Luizi ka hequr dorë nga Kiara. Në një bisedë të bërë së fundmi me banorën e re, Nitën, ai është shprehur se do ta shikojë moderatoren si një konkurrente më shumë dhe nuk do t'i flasë më.

Këngëtari ka shtuar se do të respektojë dëshirën e saj për ta lënë të qetë.

"Për mua aktualisht që flasim, nuk më besohet që po e them po nëse kalojmë dhe të shtunën, unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurrente aty, si një vajzë në qejf të saj, në punë të saj, as nuk do i flas as nuk do merrem, meqë kjo është dëshira e saj unë e respektoj, do e lë të qetë", ka thënë ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)