Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Janar 2018, 13:01

Stresi ‘bad boy’? Reperi e dëshmoi dhe një herë që është djalë për shtëpi

Reperi i njohur Stresi është mbajtur përherë si një nga reperët më rebel në showbizin shqiptar. Ai shpesh është bërë pjesë e lajmeve për shkak të problemeve të ndryshme me policin dhe fotove provokuese me lëndë narkotike ose armë.

Por që kur Stresi ra në dashuri ka ndryshuar shumë dhe duket se pak e nga pak po kthehet në një djalë për shtëpi.

Ai shpesh herë e ka treguar dashurin e madhe që ka për vajzën në fjalë dhe duket se shumë shpejt gjërat mes tyre do bëhen serioze. Stresi gjithashtu është edhe një tip shumë romantik dhe këtë gjë e ka treguar nëpërmjet postimeve të ndryshme.

“Përgatisim ushqimin para se të ikim në palestër. Ti lëmë gati që kur të kthehemi nga palestra, mmmm...”-shkruan Stresi i kënaqur me shijen e gatimeve të tij, duke treguar në këtë mënyrë se është një djalë për shtëpi. Epo lumë e dashura për të..