Nga Shqipëria / E Enjte 12 Janar 2023, 09:09

Dea u kryqëzua në rrjet pas deklaratës për Luizin, reagojnë familjarët: Ishte me dashamirësi

Dea Mishel vazhdon të kryqëzohet në rrjet pas deklaratës së bërë për Luizin në momentin që po diskutohej për sëmundjen e tij. "Nëse është vërtetë sëmurë duhet ta dimë sepse unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që mund të jetë duke vdekur dita ditës", tha ajo duke bërë që publiku t'i kthehet kundër.

Në lidhje me këtë kanë reaguar së fundmi familjarët e Deas, të cilët kanë bërë një deklaratë në Instagramin e saj. Sipas tyre, komenti i Deas ka qenë me dashamirësi që Luizi duhet të shkojë të kurohet.

"Në gjithë dramen e ndodhur mbrëmë, disa prej jush janë shprehur të revoltuar me komentet e Deas mbi situaten e Luizit. Si miq e familjare të Deas, duam të qartësojmë që deklaratat e saj jane nxjerrë jashtë kontekstit. Ne e përjetojmë situatën nga jashtë, kemi gjithë informacionin dhe lirimë e mundshme. Dea Jo! Asnjëri nga ne s’mund ta dijë e as ta imaginojë si është të përjetosb në vetë të parë çfarë ndodhi mbrëmë. Nëse jeni tronditur ju ne shtëpitë tuaja, merreni me mend sa janë tronditur banorët. Cdokush ka mënyrën e ti se si i perballon situatat dhe traumat e caktuara dhe në një moment që ngarkohemi emocionalisht mund të zgjedhim fjalët e gabuara për të shprehur gjithë ndjesitë që na mbërthejnë. Duke niohur Dean dime që komentet e saj vijnë me dashamirësi. Synimi i saj ishte që Luizi të kurohet e të bëjë më të mirën për veten e tij, Pavarësisht nëse shqetësimi është fizik apo psikologjik paralelisht duke mos injoruar frikërat dhe pasiguritë e saj në lidhje me këtë situatë të pazakontë që u krijua. Kështu që le të bëjmë përpara me dashamiresi", kanë shkruar ato.