Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Janar 2018, 12:12

Sara Kapo prezanton për herë të parë babain e saj: Njihuni me ish-bashkëshortin e Ema Andreas

Dihet tashmë se aktorja e njohur Ema Andrea dhe bashkëshorti i saj Konstandin Kapo janë ndarë që para 20 vitesh, kur Sara ishte vetëm 5 vjeçe. Por pavarësisht kësaj edhe pse Sara është parë më shumë të rri me Emën prapë marrëdhënia e saj me babin vazhdon të mbesë shumë e ngushtë.

Këtë gjë ajo e ka treguar ditën e djeshme në emisionin 'Rudina', ku ishte e ftuar për të folur për projektin e saj më të ri këngën e re. Në momentin që ajo foli për marrëdhënien me babin e saj ai i bëri një surprizë me një videomesazh, ku i shprehu se sa i lumtur ishte që Sara realizojë ëndrrën e saj të bënte një këngë.

“Sara babit, e shikon ç’të bëjnë këta të masmedias?! Më gjetën edhe mua këtu tek kjo strofkulla ime, por për Sarën time do të pranoja çdo lloj bashkëpunimi!”-u shpreh Kostandin Kapo në videomesazhin surprizë për të bijën.

Konstandin Kapo është një lojtar profesionist i lojës së letrave’ Bridge’. Ema gjithmonë e ka treguar se marrëdhëniet me ish bashkëshortin kanë qenë shumë të mira dhe se ata kanë pasur një ‘ndarje intelektuale’.