Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Janar 2018, 12:12

Ç'po ndodh mes Besit, Xhensilës, Andrrës dhe Sinanit? Çiftet darkojnë së bashku

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj, kanë qenë ditën e djeshme nën shoqërinë e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha dhe bashkëshortes së tij Andra Destani.

Dy çiftet janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit nëpër festa të ndryshme, si dasma ose evente të tjera dhe e kanë treguar shumë herë që përveç se kolegë janë edhe miq shumë të   mirë.

Ditën e djeshme ata nuk i ka bashkuar asnjë event, por kanë dal për të ndenjur nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Çiftet janë parë duke darkuar në një restorant dhe këtë gjë e ka treguar këngëtari Sinan Hoxha nëpërmjet një fotoje që postoi në Instagram.

Në foto shfaqesh Xhensila me Besin dhe Sinani me Andrën, të cilët dukeshin shumë të lumtur bashkë.

Pran fotos ai kishte shkruar “Në darke me miqtë tanë” ku përforcon  faktin se miqësia e tyre është shumë e fort.