Luizi ka pranuar të dalë nga shtëpia e BBV për të bërë analizat e nevojshme pas rrëfimit të tij për sëmundjen.
Arbana: Luiz të lutem të sqarosh dhe banorët sepse janë të shqetësuar dhe më vjen keq ata. Duhet të sqarohen banorët, të sqarohet publiku dhe të shkosh në spital për të bërë të gjitha testet. Nëse çdo gjë është në rregull të kthehesh brenda në shtëpi.
Luiz: Unë nuk e di çfarë bëhet jashtë, por duke qenë se që nga dita e parë kam qenë aktiv me lojëra, me batuta dhe mendoja që isha në qendër të vëmendjes. Tani pse duhet ta bëja unë këtë? Për të zhytur veten?
Arbana: Këtë e di vetëm ti dhe secili e interpreton sipas inteligjencës së vetë. Ti tregove dy arsye, e rëndësishme është që ti të kthehesh në atë shtëpi shëndoshë e mirë.

Luizi u shoqërua nga Kiara, e cila i dhuroi një përqafim.
