Nga Shqipëria / E Premte 12 Janar 2018, 19:07

Investigimi i fundit ngre alarmin: “Ndotja e ajrit në Tiranë 8 herë më e madhe se norma e BE!”

Ndotja e ajrit është një nga problemet më kryesore që kryeqyteti i vendit tonë Tirana me të cilin përballet prej vitesh. Disa nga shkaqet kryesor të ndotjes së ajrit janë pa diskutim mbipopullimi i qytetit, trafiku i rënduar, djegia e plehrave dhe sigurisht vendosja e industrive  pranë zonave të banuara.

Një shqetësim i tillë ka prekur edhe specialistët të cilët shpesh herë ngrenë alarmin që të merren masa pasi kjo ndotje do të shkatërroj jetën e qytetarëve.

Citizens Channel  së fundmi ka nisur investigimin duke matur çdo ditë sasinë e ndotjen në zona të ndryshme në kryeqytet. Piku është regjistruar në datën 8 janar apo ditën e hënë, kur shifrat kanë kapërcyer ato të normës së lejuar nga BE me plot 8 herë.

“Cilësia e ajrit tek Sheshi Avni Rustemi në orën 18:00 ishte rreth 8 herë më e ndotur se standardet europiane. Vlera e PM10 ishte 207.7 µg/m3 ndërsa vlera e PM2.5 196.1 µg/m3. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit vlerat e tyre nuk duhet të jenë më të larta se 25 µg/m3. Situata paraqitej më e rëndë në kryqëzimin pranë Rrugës së Elbasanit ku vlera e PM10 në orë 18:13 arrinte vlerë 303.9 µg/m3 dhe PM2.5 263,2 µg/m3”, – shkruan ç në një video ku tregohen qartë parametrat e matura.

Matja ka vazhduar edhe ditën e djeshme, ku në një nga zonat më të populluara, atë të Myslym Shyrit, parametrat janë më pak se dyfishi i normave të Bashkimit Evropian.

 

“Cilësia e ajrit në Rrugën e Barrikadave në orën 18:01 të datës 10 janar 2018 ishte pak më shumë se dyshifi i normave europiane. Vlera e PM10 ishte 67 µg/m3 ndërsa vlera e PM2.5 61 µg/m3. Në Rrugën Ded Gjo Luli vlera e PM10 në orën 18:08 arrinte vlerën 77.6 µg/m3 dhe PM2.5 77.1 µg/m3. Ndërsa në Rrugën Myslym Shyri orën 18:15 e PM10 në orën 18:30 arrinte vlerën 62.3 µg/m3 dhe PM2.5 55 µg/m3”, – raporton portali investigativ.