Dea Mishel ka folur me vajzat gjatë një bisede në oborr për ish të dashurin e saj. Dea tregoi se ai kishte filluar të bëhej shumë pesimist saqë ajo kishte kaluar në gjendje depresive.

"Ai njeriu që më mbështeste dhe më llastonte për çdo gjë, u bë njeriu që më priste krahët dhe ëndrrat. Më thoshte jo po këto që thua ti s’bëjnë, duhet të gjesh një punë në zyrë, ishte pesimist komplet. Mbase e kishte nga frika që do më humbte. Unë kam dhe një gjë, që kur më thotë diçka ose më shajnë njerëz që nuk i kam rreth vetes, nuk i marr për zemër, por nëse ma thotë një person që e dua shumë, e marr për fakt dhe e besoj. Kur ai më thoshte ëndrrat e tua janë të tepërta, unë e besoja. U mbylla në vete, radhë në gjendje depresive, lashë punën. Mendoja që nëse bëja siç thonte ai, do më dojë, u përpoqa të ndryshoja veten. U bë e tmerrshme. Pastaj një herë në ca kohë flisnim sa për tu zënë. E kisha të pamundur të takoja njeri tjetër. Deri pas ca kohësh, u rikthyem, më kërkoi të takoheshim dhe kishte ndryshuar. Më tha që e kishte kuptuar që më kishte bërë dëm, që më kishte ulur vetëbesimin, që më kishte prerë ëndrrat. Më kërkoi falje. Më shokoi sepse nuk e prisja kurrë", tregoi Dea.
