Nga Shqipëria / E Martë 10 Janar 2023, 02:02

Thyhen rregullat në Big Brother, droni surprizon Kiara Titon

Një nga banorët ka marrë një surprizë nga qielli. Kiara Tito është surprizuar nga një dron që mbante një mesazh të veçantë.

"Kiara më mungon o jet", shkruhej në banderolë, surprizë që e emocionoi Kiarën. E mesa duket ky mesazh vjen nga stilisti i njohur Niko Komani, i cili ka ndarë dhe pamjet.

Mirëpo me këtë veprim janë thyer sërish rregullat e formatit, pasi pak kohë më parë Sara Hoxha bëri të ditur se dronat janë të ndaluar këtë vit.