Nga Shqipëria / E Hënë 9 Janar 2023, 20:08

'Fëmija në spital, babai shkon për…', Tuna akuzon Patrisin publikisht

Marrëdhënia e Tunës dhe Patrisit është vënë sërish në vëmendje pas postimeve të fundit të këngëtares. Tuna ka akuzuar Patrisin se shikon veten e tij para nevojave të fëmijëve të tyre. 

“Të gjithë mund të kenë një fëmijë dhe ta quajnë veten Prindër. Një prind i vërtetë është ai që vendos fëmijën sipër nevojave dhe dëshirave të tij egoiste”, shkruhet në postimin e Tunës, e cila më pas tregon se djali i tyre është shtruar në spital.

“Babai shkon për ecje në mal teksa fëmija i tij ndodhet në spital”, shkruan Tuna.

Ajo i referohet babait me fjalën "deadbeat", çka tregon se ata janë ndarë pasi "deadbeat" do të thotë një baba që i detyrohet para ish gruas së tij për të ndihmuar në rritjen e fëmijëve, por nuk i paguan.

Në një postim tjetër, Tuna tregon se Patrisi ka shkuar në spital duke e shoqëruar postimin me duartrokitje.