Ditën e djeshme një ngjarje e rënd ka ndodhur në fshatin Barbunjë të Divjakës, ku një djalë 22-vjecar ka qëlluar një 14 vjeçare pasi ajo do martohesh me një tjetër.
Prej disa kohësh autori i cili quhet Krasniqi ka ngacmuar vajzën 14-vjeçare, e cila është nxënëse në klasë të 8, duke i thënë vazhdimisht se do bëhet e tija.
“Nuk ke nga të shkosh, një ditë do të bëhesh nusja ime.”- thuhet t’i jetë drejtuar ai vazhdimisht.

Por kur mori vesh se familja kishte vendosur që ta fejonte vajzën me një person tjetër ai ka bërë një veprim që s’pritej. Krasniqi ka humbur toruan dhe e ka qëlluar 14-vjeçaren me pistoletë, kur ajo ishte duke shkuar në dyqanin e fshatit.
“Ose do bëhesh e imja, ose e askujt tjetër.”-mësohet t’i ketë thënë ai kur e ka qëlluar.

Sipas vajzës mes tyre nuk kishte asgjë, ajo shprehet se fiksimin e tij nuk e ka konsideruar si diçka serioze por si ngacmime që bëjnë djemtë vazhdimisht.
“Nuk më kishte bërë përshtypje. Fliste siç flasin çunat. Nuk e di se çfarë ka menduar” ka deklaruar vajza.

14 vjeçarja tani ndodhet në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Krasniqi është arrestuar nga policia.
